Bie në rrugë dhe humb jetën e moshuara e paidentifikuar, Policia: Ja disa karakteristika

Një e moshuar humbi jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa ende nuk është identifikuar. E moshuara rreth moshës 85 vjeçe është rrëzuar vetë në rrugë, e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Por për shkak të dëmtimeve të marrë kryesisht në kokë ajo ka ndërruar jetë. Viktima nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi me vete, ndaj Policia ka dhënë disa karakteristika të saj.

Është rreth 85 vjeç me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.



Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Policia fton të gjithë qytetarët që në rast të identifikimit të telefonojnë në numrin 112. Ndërsa gjithashtu kërkon që të identifikohen fqinjët që jetojnë vetëm me këto të dhëna.


Comments are closed.