Shtohen tensionet/Ushtria amerikane rrëzon dronin iranian në ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të enjte se ushtria amerikane ka shkatërruar një dron i cili kontrollohej nga Irani, duke e arsyetuar vendimin e tij për shkak të “veprimeve provokatore”.

Ngjarja ka ndodhur në ngushticën e Hormuzit, e vetmja lidhje mes Gjirit Persik dhe oqeanit. Rreth një e pesta e naftës së botës kalon në këtë ngushticë.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, se ushtria amerikane ka bërë një “aksion mbrojtës” për shkak se droni qëndronte në distancë më të vogël se 1.000 metra.



“Droni u shkatërrua menjëherë” tha ai, pasi operatorët injoruan “paralajmërimet e shumta për t’u kthyer mbrapa”.

Presidenti e quajti incidentin “më të fundit nga disa aksione të ndryshme provokatore nga Irani”.

 





Comments are closed.