Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shkarkohet nipi i Agim Ismailit, u akuzua për abuzime me tendera në Ministrinë e Brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga kryeministri Rama, ndonëse i papublikuar në vendimet e Qeverisë, ndër të shumtat që janë marrë sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Dritan Palnikaj e mori këtë post një vit më parë dhe nuk dihen arsyet e shkarkimit nga detyra. Por ndërkohë është bërë publik edhe emri që do e zëvendësojë atë. Ai është Plarent Ndreca, që e ka mbajtur deri pak kohë më parë të njëjtin post, por në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe më pas në atë të Turizmit.

Duhet theksuar se vetëm një ditë më parë, emri i Palnikajt u lakua nga deputeti demokrat Lefter Maliqi, si i implikuar në tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që sipas Maliqit e drejton Agim Ismaili, daja i Palnikajt.

Nuk dihet nëse ky fakt është i vërtetë, por shkarkimi i Palnikajt është firmosur tashmë.

Ky është shkarkimi i parë i Ramës në nivele kaq të larta, të paktën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore