Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shkarkohet kandidati për në Gjykatën Kushtetuese, revoltohet gjyqtari: Sot humbi vendi

Vettingu i pret kokën një tjetër gjyqtari, duke e çaur në  65 numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar kandidatin për në Gjykatën Kushtetuese, Ilir Mustafajn.

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës u shkarkuar pasi u konstatuan probleme me pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.

Mustafaj nuk e pranoi vendimin duke thënë se nga ky shkarkim ka humbur vendi, pasi Gjykata Kushtetuese nuk do ketë një gjyqtar të ndershëm.

Ai paralajmëroi ankimim, ndërsa tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi.

" Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë në instanca më të larta të cilat do i japin të drejtë. Sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbëhej një profesor të së drejtës" u shpreh Mustafaj menjëherë pas dhënies së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore