Lot gëzimi dhe zhgënjim/ Kalon kandidatja për SPAK, shkarkohet kryeprokurori i Vlorës dhe kandidati për Kushtetuesen

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot tre vendime, duke konfirmuar në detyrë një prokurore dhe duke shkarkuar një gjyqtar dhe një prokuror.

Kandidatja për SPAK, Elida Kaçkini ka kalur me sukses vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi Kaçkini rezultoi e pastër në të gjitha kriteret e vettingut.

Dy ditë më parë, ku dhe u zhvillua seanca dëgjimore për Kaçkinin, u vu në dukje se pasuritë e saj rezultonin siç ishin deklaruar. Qëndrim të njëjtë KPK pati  edhe për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Në momentet e rikonfirmimit, miq dhe të afërm kanë shpërthyer në lot gëzimi. Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkarkohet një prokuror dhe një gjyqtar

Vettingu u ka prerë kokat gjyqtarit Ilir Mustafaj, kandidat për në gjykatën Kushtetuese dhe kryeprokurorit të Vlorës, Ardian Ylli.

Mustafaj nuk e pranoi vendimin duke thënë se nga ky shkarkim ka humbur vendi, pasi Gjykata Kushtetuese nuk do ketë një gjyqtar të ndershëm.

Ai paralajmëroi ankimim, ndërsa tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi.

” Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë në instanca më të larta të cilat do i japin të drejtë. Sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbëhej një profesor të së drejtës” u shpreh Mustafaj menjëherë pas dhënies së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.