Krimi horror/Torturojnë, shpërfytyrojnë dhe më pas mbysin shoqen e tyre pse ishte më e bukur (FOTO)

Një ngjarje makabare ka ndodhur në Rusi ku dy 16-vjeçare kanë torturuar deri në shpërfytyrim dhe më pas e kanë mbytur shoqen e tyre pasi ishte më e bukur se ato.

Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa i ka dhënë vdekjen duke e mbytur.

17-vjeçarja Viktoria Averina u gjet me fytyrën e copëtuar nga autoritetet në një fabrikë të braktisur. Njëra nga shoqet ka rrëfyer se e kanë joshur shoqen te vendi i ngjarjes, ku njëra pastaj e ka mbajtur, tjetra e ka goditur derisa e kanë lidhur. Më pas i kanë thyer një shishe në kokë, dhe me copat e xhamit i kanë prerë fytyrën duke e shpërfytyruar. Tani për tani dy shoqet 16-vjeçare po mbahen në burg si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer vrasjen.







Comments are closed.