Goditet banda shqiptaro-tuniziane, 8 në pranga për trafik droge

Tetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, në fund të një hetimi që zgjati dy vjet.

Policia ka goditur bandën e shqiptarëve dhe afrikano-veriorëve që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Riviera dhe në Provincën e Ravenas.

Gjithçka filloi në shtator të vitit 2017 dhe në tetor të të njëjtit vit, përfunduan në pranga dy italianë që shkëmbyen kokainë dhe heroinë me një total prej 30 gramësh.



Faza e mëvonshme e hetimeve, falë edhe përgjimeve telefonike bëri të mundur identifikimin e një rrjetit të dendur të shpërndarjes së drogës në Santarcangelo, në Montescudo, që paketonte doza për t’i vendosur në treg.

Nga qyteti i Clementines droga arriti pastaj në Rimini dhe Riçione dhe gjatë hetimeve, karabinierët dokumentuan disa transferta për tregtarët e vegjël dhe epër konsumatorët. Hetimi lejoi të zbardhej i gjithë zinxhiri që nga baza ku ruhej droga e deri tek sheshet ku shitej.

Prandaj, rezultatet e hetimit kanë lejuar arrestimin e dy shqiptarëve dhe 6 tunizianëve që banojnë ndërmjet Riçione, Lido Adriano dhe Ravenna, nga të cilat katër janë lënë në burg.


Comments are closed.