E rëndë/ Rrihet dhe kërcënohet me jetë gazetari Ervin Koçi (FOTO)

Gazetari Ervin Koçi ka denoncuar sot përmes rrjeteve sociale se është dhunuar dhe kërcënuar me jetë në derën e shtëpisë së tij dhe në sy të familjes.

Përmes një  postimi në Facebook, të cilin e shoqëron me foto të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij, Koçi sqaron se është kërcënuar pas një denoncimi të bërë në polici, ndërsa e akuzon këtë të fundit për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi.

Postimi i plotë i Ervin Koçit



Te dashur miq! Desha te ndaj kete taksirat qe me ndodhi sot, me ju… Nuk e bej per publicitet apo per te perfituar azil, por per tju thene se ne çfare shtet MUTI qe jetojme!!! Me kishin kercenuar dhe shantazhuar edhe me pare, dhe i kisha mbyllur hallet fale ca miqve te mire qe kam, por asnjehere nuk me kishte ndodhur qe te tentonin te me vrisnin diten per diell para syve te familjes dhe femijes tim! Po po! Nje bastard psikopat qe edhe pse me depresion dhe ilaçe, ku duhet te mbahej i lidhur, leviz jo vetem lirshem dhe me 5 makina, ben biznes, madje edhe ndertim paleje, por kur ti orvatesh te kerkosh ndihmen e shtetit, te kercenon, fyen dhe ofendon ne sy te familjes, e madje tenton te te vrase! E kur s’ja arrin dot te le edhe 24 ore qe te zhdukesh nga shtepia jote, se do jesh i vdekur! Po me e bukura eshte kur therret Policine (qe nuk do)… keta jo vetem qe te qesendisin kur mesojne se je gazetar, por edhe te sugjerojne “zgjidhe me konsensus” me ate qe disa minuta me pare tentoi te te hapte trute! E kur ti u kerkon te ndalin agresorin, ty te tundin prangat, te shoqerojne ne komisarjat me makine policie, ndersa vrasesit (ne tentative) i thone te vije me nje motor, sipas deshires…. O Edi Rama, o Sander Lleshi, edhe sa duhet tju paguaj me taksat e mia dhe me buken e femijes tim, para se te vdes para deres se shtepise time???!!!


Comments are closed.