Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Zyrtari i lartë amerikan kundër opozitës: Bojkotimi i institucioneve nuk duhet të ndodhte

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane, Philip Reeker ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për opozitën shqiptare nga Këshilli i Atlantikut, duke dënuar bojkotin e institucioneve.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka thënë Reeker gjatë samitit në Uashington, bën me dije ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore