Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Luftë me policinë në Mamurras/Arrestohen vëllezërit pukjanë, në kërkim për plagosjen e 4-fishtë në lokal

Policia e shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtetasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.

Burime policore bëjnë me dije gjatë operacionit në Mamurras, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ka pasur edhe një shkëmbin zjarri. Arben e Astrit Seferi sapo kanë parë policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre, por në fund forcat e rendit kanë mundur t’u venë prangat.

Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore