Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Champions/Eliminohet Partizani, ja kush e pret në Europa League

Partizani humb 2-0 me Qarabagun në transfertë dhe rrjedhimisht eliminohet nga Champions League, për ta vijuar aventurën europiane në Europa League, përballë Sherifit të Tiraspolit.

Të kuqtë, ashtu si në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, zhvilluan një lojë të organizuar mirë taktikisht, por u ndëshkuan me dy gola në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të, me Ozobic që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shënuar me kokë, dhe në kohën shtesë me Quintanan, që shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit Alban Hoxhës.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, madje e vunë në vështirësi portierin kundërshtar me Çinarin me një goditje nga distanca.

Pas golit të parë të Qarabagut, Solomon pati një mundësi të artë përballë portierit Vanger, duke shpërdoruar një gol që mund të vlente kualifikimin. Në minutat e fundit të pjesës së dytë Alban Hoxha mbajti në lojë të kuqtë me dy pritje fantastike, por në kohën shtesë e pati të pamundur të ndalte Quintanën. Përtej eliminimit, paraqitja e Partizanit mund të konsiderohet pozitive, pasi edhe shorti nuk ishte bujar me këtë kundërshtar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore