Zbulohet pse serbi hëngri bar pasi mposhti Federer në Wimbledon (FOTO)

Novak Djokoviç fitoi titullin e tij të pestë tëWËimbledonit, pasi mposhti zviceranin Roger Federer të dielën e kaluar.

Serbi e bëri këtë me mjaft mund, madje i shpëtoi dy herë meçpointeve për ta fituar këtë përballje dramatike që zgjati për 5 orë.

Menjëherë pasi fitoi përballjen, ai u përkul në fushën e Wimbledonit, kapi disa fije bari dhe i hëngri.



Djokoviç ka shpjeguar edhe arsyen prapa këtij zakoni të rrallë. Ai ka thënë se e bën këtë kur fiton diçka të madhe.

“Si fëmijë, unë kam ëndërruar ta fitoj Wimbledonin, kështu që, si çdo fëmijë, ju ëndërroni të bëni diçka të çmendur kur ju në fakt arrini ta bëni këtë, dhe kjo është arsyeja”, ka thënë Djokoviç.

Me këtë fitore, Djokoviç është vetëm 3 tituj të Wimbledonit larg zviceranit Roger Federer i cili ka 8 të fituar.


Comments are closed.