“Square 21”, drejt përfundimit kompleksi i banimit më cilësori në Tiranë

Kompania “Arlis” sh.p.k, lider në fushën e ndërtimit, po përfundon një super kompleks, në qendër të Tiranës.

Bëhet fjalë për projektin ambicioz “Square21”, e pozicionuar në krah të Policisë Bashkiake. Ky kompleks, është një godinë banimi dhe shërbimi 10 – 11 kate +2 kate nëntoke, 1 kat parkimi dhe 1 kat (nën toke) dedikuar argëtimit dhe relaxit.



“Square21” ofron një koncept modern te jetesës, promovon një jetë te shëndoshë, një komunitet të përkryer banimi, përbën një habitat ekologjik ku fokusi kryesor bie mbi mireqenien.

“Square21” ofron hapësira të ndriçuara dhe të bollshme, rekreative, fasada të ventiluara, izolim akustik në brëndësi të aparatamenteve, hapësira të gjelbëruara, lulishte, pishinë, ambjente sportive, dyqane etj.

Prane kompleksit “Square21” mund te gjeni vendin ideal per biznesin tuaj. Me nje vendodhje ne qender te Tiranës dhe ekspozim maksimal nepermjet fasades moderne.

Kompleksi i banimit “Square21”  ofron mbi 1000 njesi banimi. Apartamente 1+1 , 2+1, 3+1, 4+1 dhe 5+1. Gjithcka per nje jetese me standatet me te larta due perdorur teknologjine e fjales se fundit.

Fasada e Ventiluar e “Square21” ofron qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të fasadës si dhe efiçencë të lartë në kursimin e energjisë për ngrohje dhe për ftohje.

Sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes tek “Square21” është realizuar me një nga markat kryesore të fushës së klimës në mbarë Europën. “Vaillant” është lider në Europë përsa i përket sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kontrollit të klimes. Ky sistem siguron efiçencë dhe ju mundëson të kurseni energji në ngrohje dhe në ftohje.

“Square21” ofron një koncept ekologjik klime për çdo hapsire banimi, ku banorët mund t’i largohen zhurmës dhe ajrit të ndotur.

Sistemi Hidraulik tek “Square21” është realizuar duke përdorur teknologjine e REHAU. Si një nga kompanitë me eksperiencë shumë vjeçare në menaxhimin e sistemeve hidraulike. Zgjidhja e sistemit hidraulik ne Square 21 është një zgjidhje e plotë dhe ekologjike për nevojat e çdo banori.

Materialet e përdorura janë të testuara dhe të përzgjedhura për të patur një jetëgjatësi maksimale.
Instalimi i sistemit hidraulik në tualeteështë nje nga risitë e “Square21”. Për kasetat e shkarikimit është përdorur teknologjia “Viega”.

Teknologjia e perdorur për Termoizolimin e “Square21”  ju mundëson të keni një ambient banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në dimër duke ju kursyer energjinë elektrike.

Izolimi akustik tek “Square21” është realizuar me teknologjinë e fjalës së fundit për të ofruar një jetesë me standartet më të larta që ju largon nga zhurma e qytetit.

Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, nxitoni të blini një apartament me një cilësi maksimale por me një çmim ofertë.





Comments are closed.