Shpërthimi në argjendari/ Del raporti final, ky është shkaku 

Shpërthimi në zonën e ish bllokut, ku mbetën të plagosur 5 persona, ka ndodhur si pasojë e një pakujdesie apo gabimi njerëzor. Ky ishte rezultati i hetimit paraprak të kryer nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) , në të cilin thuhet se gabimi njerëzor ose pakujdesia çoi në shpërthimin e fuqishëm që alarmoi banorët e zonës. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe bodrum, nga ku u nxorën edhe dy bombola të tjera nga forcat zjarrfikëse.

“Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nën tokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës etj, rezulton se rrjedhja e mundshme e gazit mund të ketë ardhur si pasojë e instalimi i bombolës me pajisjen e shkrirjes së arit nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik. Rrjedhja e këtij gazi në ajër, sjell shpërthim të tij sapo vihet në kontakt me faktorë të jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – s’kyçje e pajisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepëse. Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë :

– lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes)

– përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga këqyrja e dy bombolave paraprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor.” – thuhet në deklaratën e inspektoratit teknik

Nga shpërthimin mbetën të plagosur 4 persona, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Një prej të plagosurve ishin kalimtarë të rastit, një ishte punonjëse në argjendari dhe dy të plagosurit e tjerë ishin pronarët e biznesit.


Comments are closed.