Ndahet nga jeta bashkëshorti i artistes së madhe shqiptare

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë., Një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim.

Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj.

Ja çfarë shkruan në facebook Irma Rodiqi



‘Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ‘ është shprehur në intervistat për Yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi. Vajza e dy artistëve Vaçe Zela e Pjetër Rodiqi e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait  me këto fjalë…. ‘Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.


Comments are closed.