Modeli që ne s’e kemi/U akuzua se bënte jetë luksi, dorëhiqet numri 2 i qeverisë franceze

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i bllokuar në një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor.



Në moshën 45-vjeçare, Rugy, ish-anëtar i partisë ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”.





Comments are closed.