Ja si e promovon Shqipërinë djali i deputetit (FOTO)

I rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikani i njohur me emrin e artit, Big Cruz, ka vendosur që të rikthehet në vendlindje për të realizuar videoklipin e tij të parë me titull “Look Back”.

“Vendosa të realizoj xhirimet e videoklipit në Shqipëri për të promovuar dhe vendin tim në Amerikë”, ka shkruar në një postim në Instagram, Big Cruz, djali i deputetit socialist Fidel Ylli.

Kënga është shkruar nga vetë ai dhe në videoklip, këngëtari ka treguar jo vetëm bukurinë natyrore shqiptare, por edhe atë femërore. Klipi është xhiruar në dy qytetet më të njohura bregdetare, për arsye të natyrës aq të pasur që mbartin, në Sarandë dhe në Vlorë.



Ndërkohë, Panorama shkruan se pas përfundimit të xhirimeve të klipit, ai është larguar për në Amerikë, ku dhe po shijon suksesin.

Bëhet e ditur se aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar, si: Roc Nation (kompania e Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga etj). Ndërsa Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e BIG Cruz për një kontratë të mundshme.

Këngëtari ende nuk ka vendosur se te cila kompani do të shkojë, por pavarësisht kësaj duket se edhe një tjetër shqiptar pritet që t’i bashkohet arenës ndërkombëtare të muzikës.






Comments are closed.