Gjykata vendos edhe një tjetër mandat për kryebashkiakun 

Gjykata e Shkodrës u ka dhënë mandatet dy kryetarëve të bashkive të qarkut. Gjon Gjonaj, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Pukës dhe Mark Babani në atë të Vaut te Dejës kanë marrë këtë të martë mandatet e tyre.

Ndërkohë, Partia Demokratike kishte kërkuar të ishte palë e tretë në process, kërkesa e pranuar një ditë më parë. Por pretendimet e saj, se procesi zgjedhor ka qenë i parregullt në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk janë marrë parasysh.

Nisur nga e drejta Kushtetuese dhe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, gjykata i ka dhënë mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Kujtojmë se në këtë bashki, prej javës së fundit të qershorit e deri më tani nuk është më në detyrë as Zef Hila, I zgjedhur nga e djathta. Kjo për arsye se me propozim të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ai u shkarkua nga detyra me firmën e kryeministrit Rama, për abuzime të rënda me detyrën, pasi ishte në krye të grupeve që dogjën dhe shkatërruan materialet zgjedhore.


Comments are closed.