E para grua në këtë detyrë/Ministrja gjermane zyrtarisht Presidente e KE

Parlamenti Evropian ka zgjedhur me 383 vota Ursula Von der Leyen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian.

Ursula Von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian. Ajo është mbështetur nga deputetët dhe ka marrë plotë 383 vota duke marrë kështu postin e Presidencës së KE. Kështu ajo bëhet gruaja e parë në botë që merr këtë post.

Për të marrë këtë detyrë ministres gjermane të Mbrojtjes i duheshin 374 vota por ajo i ka kaluar pritshmëritë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Von der Leyen ka marrë vota edhe nga socialistët evropian.



Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker.

“Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive” ishte një pjesë e fjalës së mbajtur nga Von der Leyen para Komisionit Europian.

 





Comments are closed.