62 mln paund pasuri/ Aktorja e famshme habit me deklaratën: Paraja është e neveritshme dhe vulgare (FOTO)

Kate Winslet është një nga aktoret më të famshme por edh më të pasura në botë. Falë roleve të suksesshëm aktorja britanike ka një pasuri rreth 62 mln paund.

Megjithatë, ajo ka befasuar në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC. Kate thotë se do të ishte neveritëse, nëse do të kishte prejardhje nga një familje e pasur apo mbretërore.

Ajo u shpreh se vjen nga një familje “socialiste”. “Në familjen tonë nuk kishim para, por gjithmonë ndihesha shumë me fat, sepse vij nga një familje e bukur, e mrekullueshme dhe e dashur. Rrënjët e mia janë socialiste, klasa punëtore dhe, në një mënyrë qesharake, prindërit e mi i përqeshnin të pasurit”, ka thënë ajo.



“Ne i bënim pushimet gjithmonë nëpër kampe, duke udhëtuar me furgonin tonë, nuk kemi qenë si ato familjet që udhëtonin me avion”, ka vijuar aktorja e njohur, e cila vjen nga një familje që kishte katër fëmijë. Pavarësisht se tani është e pasur, Kate thotë se diskutimi për paratë dhe pasurinë, i duket vulgar.






Comments are closed.