BMW me shpejtësi skëterre mori para familjen me 4 anëtarë/Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në kufi (FOTO)

Ishte nën ndikimin e drogës dhe ilaçeve dhe makinës i jepte me shpejtësi larg të lejuarës – është thelbi i padisë që policia e Zagrebit ka ngritur kundër 35-vjeçarit OZREN M., shoferit të BMW-së, i cili të enjten, pa frenuar aspak në pikën e pagesës rrugore Shën Helena (autostrada A4 në drejtim të Zagrebit) u përplas në makinën e kolonës para tij.

Nëse në rrugë gjyqësore do të dëshmohet fajësia, ai rrezikon deri në tetë vjet burg. Pritet edhe të vërtetohet nëse në momentin e përplasjes ka qenë duke folur në telefon.

Në goditjen e vozitjes së pakontrolluar të Ozren M. nga Çakovec, u ndodhën Daniel Dobrenov (38), ish-trajneri i tenisit i Petre Martiq, bashkëshortja e tij Ana dhe djaloshi i tyre shtatëvjeçar. Që të tre me lëndime të rënda janë hospitalizuar në klinikat e Zagrebit, ku mjekët dhanë maksimumin për t`i shpëtuar.







Comments are closed.