U bllokuan dy vjet nga opozita, ja kur votohen dy ligjet që finalizojnë Reformën në Drejtësi

Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë dy ligjet e mbartura të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në dy vitet e fundit shumica socialiste kërkoi konsensusin e PD-LSI për të ndryshuar 2 ligjet e Reformës në Drejtësi pas shfuqizimit të 22 neneve nga Gjykata Kushtetuese, pasi duheshin 84 vota,  por opozita refuzoi, pavarësisht thirrjeve të SHBA-BE.

Nenet kryesore kanë të bëjnë me rregullat për hetimin e shkeljeve nga gjyqtarët e prokurorët, si dhe procedimin e vetë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me largimin e PD-LSI-së, shumica duket se ka marrë konsensusin e opozitës së re për të kaluar ligjet e mbartura prej dy vitesh në Kuvend.  Nesër në orën 11:00 është parashikuar diskutimi i ndryshimeve te Komisioni i Ligjeve, ndërsa të enjten pritet votimi në Kuvend.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.