Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga gazeta SHQIP një automjet është përmbysur në rrugë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por mungesa e një korsie emergjence ka bërë që të vonohet disa minuta.

Aksidenti i rëndë ka shkaktuar radhë të gjatë në autostradë, ku vargu i makinave është mbi pesë kilometër.



Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.

Gazeta SHQIP

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.