“O Zot çfarë bëra”/ Pas aksidentit të tmerrshëm në kufi, i riu del nga makina i tmerruar (FOTO)

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kufirin kroat. Një makinë e tipit BMW po lëvizte me shpejtësi të madhe duke mos arritur të frenojë as tek pikëkalimi kufitar i quajtur “Sveta Helena” ku automjetet e tjera po prisnin në radhë.

Një makinë e tipit “Skoda” në të cilën ndodheshin një familje, prindërit dhe fëmija i tyre e pësoi keq si pasojë e pakujdesisë së këtij shoferi.





Zjarrfikësve iu deshën plot 45 minuta për të nxjerrë familjen nga automjeti i shkatërruar.

Pas aksidentit, shoferi i BMW-së, thonë dëshmitarët, doli nga makina pa asnjë lëndim dhe në panik tha: Zot, çfarë kam bërë? Raportohet se dy prindërit dhe fëmija, janë në gjendje kritike për jetë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.