Mësuesja me burkë për fëmijët e fillores në Veri ndez debatin (VIDEO)

Një mësuese me burkë  (mbulimi i tërësishëm i fytyrës me përjashtim të syve) ka vendosur t’i mësojë disa fëmijë të moshave 6-9 vjeç. Një veshje e tillë është ndaluar në shumicën e vendeve të BE-së të përdoret në rrugë, në Luginën e Preshevës, një grua e tillë lejohet të mbajë mësim para fëmijëve.

Austria, Danimarka, Franca, Belgjika, Bullgaria, Holanda janë vetëm disa prej vendeve të BE’së që e kanë ndaluar përdorimin e burkas (veshje e kulturës arabe e mbulimit të fytyrës dhe trupit).

Madje, në Gjermani është ndaluar mësueseve të japin mësim nëse kanë veshje të tilla arabe.





Por, në Luginën e Preshevës, e kanë gjetur një mësuese me burkë për t’i mësuar fëmijët. E njëjta u ka mbajtur ligjërata mësuesve për çështje fetare të besimit islam./Express

Ne Presheve mbahet Kampingu veror – islam per femije…

Publiée par Presheva Sot sur Vendredi 12 juillet 2019

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.