Mbi 30 plagë në trup dhe organet gjenitale të prera, gjendet i masakruar 12-vjeçari (Foto)

Një vogëlush vetëm 12 vjeç është gjetur i masakruar me mbi 30 plagë dhe organet gjenitale të prera.

Kufoma e gjymtuar e djalit u gjet në komunën e Recreo, në provincën veriore të Argjentinës të Santa Fe.  Sipas raporteve paraprake mjeko-ligjore, djali i quajtur Diego Roman, kishte marrë plagë të shumta.





Burimet e ‘Mirror’ nga mjekësia ligjore thanë se organet gjenitale të djalit ishin prerë. Pimpinela u tha gazetarëve: “Kam bërë më shumë se 3.000 autopsi në karrierën time dhe kurrë nuk kam parë një rast si ky. Në më shumë se 20 vjet që punoj në terren, nuk kam parë raste si kjo. Për mua, është një rast unik që meriton një hetim të plotë shkencor”.

Për herë të fundit djaloshi Diego Roman u pa kur u largua nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Trupi i tij u gjet të nesërmen nga nënkryetari i klubit të futbollit që ai luajti. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë nëna e djalit, Maria fajësoi ish-të dashurin e saj për krimin, i cili është edhe babai i djalit.

“Unë dua që babai të paguajë, ai është fajtor, ashtu siç është njerka”.

Prej 5 muajsh, të 4 fëmijët e ish-çiftit të bashkëshortëve, rrinin me babin dhe gruan e tij të re. Ndërkohë vijojnën hetimet mbi vrasjen e vogëlushit.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.