Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

‘Gurë’ nga qielli, anulohen fluturimet në Gjermani

“Gurë nga qielli” është shprehja që i përshtatet breshërit të rënë orët e fundit në rajonet qendrore të Gjermanisë. Pamjet i takojnë një qyteze pranë Frankfurtit, ku breshëri pushtoi rrugët dhe i shndërroi për disa orë në lumenj.

Ashtu si në Europën jugore, moti i thatë dhe i nxehtë i la vend stuhive të shiut që përmbytën rrugë e banesa e thyen qindra pemë në rajone të Gjermanisë Qendrore dhe Jugore.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë qindra banorëve të bllokuar mes përmbytjeve, që fatmirësisht nuk lënduan askënd. Brenda 2 orësh, vetëm në rajonin e Hessenit, niveli i ujit arriti në rreth 1 metër. Autoritetet anuluan 1560 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, një situatë që preku 230 mijë udhëtarë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore