Vrau 8 mijë myslimanë, ja çfarë i ndodhi “kasapit të Bosnjës”

Gjatë ditës së djeshme u shënua 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8000 burra dhe djem myslimanë.

Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë u varrosën mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit.

Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës në Bosnjë, përfshirë genocid.

Mediat serbe shkruajnë se të burgosurit të Hagës, Ratko Malladiç i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Siç raportohet, ai është dërguar urgjentisht në spital për trajtim.

Lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të “kasapit të Bosnjës”, e ka bërë të ditur vetë djali i tij, Darko Mlladiç, duke mos dhënë detaje të tjera.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.