Trajtohet për herë të parë për tumor një 7-vjeçar në QSUT (FOTO)

Një 7-vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifikk cranio-spinal për trajtimin e tumorit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.

“Një falenderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta përcjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!”, shkruan Manastirliu.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.