Theri me thikë në qafë gruan, ja çfarë thotë para gjykatës britanike 45-vjeçari shqiptar

45-vjeçari shqiptar Fatos Xheta u arrestua 2 ditë më parë nga policia britanike. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Safie Xheta, 35 vjeç, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj.



Këtë të premte Xheta ka dalë para gjykatës së Oxford, ku nuk ka pranuar akuzën e vrasjes. Seanca e radhës është në 29 gusht ndërsa gjyqi nis në 2 dhjetor. 35-vjeçarja u gjet e vdekur nga policia në një banesë në rrugën Lyfton rreth orës 5 të mëngjesit.

Policia në fillim mendoi se ishte një vdekje natyrale, por më pas panë plagë të marra nga goditja e thikës.

Nga një ekzaminim mjekësor konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte plaga me thikë në qafë që i kishte shkaktuar burri i saj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.