Shpërthen zjarri në plazh/ Pushuesit dynden drejt detit për të shpëtuar, ndërhyjnë helikopterët (Foto)

Në vendpushimin italian të Playa di Catania shpërtheu një zjarr i madh, duke detyruar pushuesit që të kërkonin shpëtimin në det.

Sipas njoftimeve, një nga plazhet është shkatërruar plotësisht, ndërsa të tjerët ishin fare pranë rrezikut.  Zjarrfikësit paralajmëruan njerëzit që të qëndronin larg bregut dhe të mos përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre, derisa të qetësohej situata.





Sipas mediave italiane, shuarja e zjarrit u përkeqësua nga era. Njerëzit u shpëtuan nga zjarrfikësit me varka dhe helikopterë. Mes personave të shpëtuar, 40 ishin fëmijë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.