Qeveria e re vetëm dy gra ministre, gazetarja e BBC i bën zbor kryeministrit Mitsotakis

Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë intervistën e tij të parë pas betimit si Kryeministër. Përballë rrjetit gjigant televiziv, BBC, Mitsotakis u vu në siklet nga gazetarja, kur ajo e pyeti për politikat gjinore, duke shprehur habinë se përse në kabinetin e tij qeveritar me 21 ministra ka vetëm dy gra.

Mitsotakis u mundua të justifikohej me një përgjigje të pakuptimtë, duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm gra të interesuara për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.





Gazetarja shprehu sërish habi duke i thënë se si është e mundur diçka e tillë në një vend të madh si Greqia.

Kryeministri e gjeti justifikimin tek fakti se në listat e kandidatëve për deputetë ishte përcaktuar me ligj që 40% e tyre të ishin për femrat. Shihni videon më poshtë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.