Parlamenti po bëhet gati ta shkarkojë, por Meta nuk i ndahet Ruçit (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme është organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë një ceremoni për rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë të shtetit, ministra, ish-ministra, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etje.

Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte qëndrimi bashkë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.





Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj”, – tha Lejla Moses-Ones.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.