Pakt me Ramën?/ Basha i prerë: Opozita siç ka vazhduar do vazhdojë, por me një…

Pas mbledhjes me kryesinë e PD-së, Lulzim Basha deklaroi se duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri e korruptuar. Ai theksoi se do të vazhdojë aksioni opozitar me protestat.

“Janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre për qeverinë që meritojnë. Mbetet dhënia fund i qeverisë korruptive. DASH e cilësoi dje qeverinë më të korruptuar të Europës. Nga Ponzan Rama doli pas asnjë fond. Duhet të ndryshohet urgjent kjo qeveri e korruptuar. Aksioni opozita siç ka vazhduar do të vazhdojë. Beteja jonë çdo të jetë deri në fund dhe do të bëjmë çdo sakrificë”, u shpreh Basha, ndërsa theksoi se tashme fokusi i opozitës do të jetë tek ekonomia e shqiptarëve.

Ndërkohë burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryesisë së PD bëjnë me dije se Basha ka qenë i prerë në refuzim të një marrëveshjeje me Ramën për zgjidhje të krizës.

“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramen kryeministër nuk ka për të pasur”, –  ka theksuar Basha.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.