Një tropojane ndez jugun e Shqipërisë, zbulohen detajet e sezonit të ri “Pushime On Top” (Foto)

E hëna rikthen në ekranin e Top Channel një prej emisioneve më të ndjekura verore, “Pushime On Top”.

Nën drejtimin e Olsa Muhametit si autore e këtij programi të suksesshëm, dhe me moderatorët Ori Nebiaj dhe Flori Gjini, ky sezon i ri premton argëtim pafund dhe plot surpriza, një pjesë të të cilave do t’i zbulojmë në këtë intervistë.



Plazhe, eksplorime, destinacione dhe argëtim, karaktere dhe aventura, personazhe VIP në situata verore, përtej së zakonshmes!

Kjo është vetëm një pjesë nga magjia e “Pushimeve On Top”.

Autorja e emisionit, Olsa Muhameti zbulon për “Gazetën Shqip Online” disa nga risitë e këtij sezoni, i cili padiskutim do të na mbajë të gjithëve të mbërthyer para ekranit.

Muhameti tregon për “Shqip” se ndryshe nga një vit më parë, këtë herë do të ketë më shumë destinacione “low cost”, duke i bërë pushimet një realitet të prekshëm për këdo.

Por, surprizat sapo kanë nisur. Autorja e një sërë emisionesh në Top Channel, dhe së fundmi e “Pushime On Top”, bën me dije edhe emrin e të ftuarit të parë që do të startojë sezonin e ri.

Ajo është Soni Malaj, e cila pa asnjë dyshim do të dhurojë emocione dhe spektakël pa fund.

Olsa, si do jetë “Pushime On Top” këtë vit?

“Pushime On Top” kanë të njëjtën filozofi si ajo që ka pasur gjithmonë, promovimin e Shqipërisë dhe argëtimin.

Ata që qëndrojnë në shtëpi kanë mundësi që të përjetojnë pushimet nëpërmjet televizionit, pra të argëtohen deri diku. Është shumë e rëndësishme pjesa e argëtimit.

Përveçse do të eksplorojmë destinacione, ne do të argëtohemi shumë. Pra ky është një program ‘entertainment’. Ata që janë në shtëpi, ata që vijnë nga puna, në një pikë të caktuar hapin televizorin dhe kanë një lloj adrenaline përmes “Pushimeve On Top”.

Ajo që ne do të sjellin ndryshe këtë vit, është se do të fokusohemi te pushimet “low cost”. Do jemi më “low cost”, sigurisht duke ruajtur standardet që kemi dashur gjithmonë, por do kemi më shumë alternativa për këdo.

Këtë vit ne kemi disa destinacione që janë shumë fantastike dhe që asnjëherë nuk kanë dalë në media.

Do ketë një rubrikë të veçantë destinacione fantastike, nëpërmjet të cilave duket sikur nuk je në Shqipëri. Por këto parajsa janë në Shqipëri dhe të gjitha do të zbulohen në “Pushime On Top”.

Cilat destinacione të Shqipërisë do të jenë në fokusin tuaj?

Këtë vit do përfshijmë edhe veriun e Shqipërisë, kemi shumë materiale nga veriu i Shqipërisë. Gjithashtu do ketë njerëz të zakonshëm që do vijnë në ekran, jo vetëm VIP-a.

Ne jemi të vendosur fillimisht në Himarë dhe në gjysmën e programit zhvendosemi në Sarandë.

Këto janë dy bazat tona, por përfshirja është në të gjithë Shqipërinë.  Gjithashtu kemi përfshirë edhe një destinacion fantastik në Kosovë, në një prej zonave më malore të saj.

Ndërkohë vazhdon vlerësimi me yje, pra, Ori dhe Flori në çdo destinacion që shkojnë e vlerësojnë atë në lidhje me pastërtinë, infrastrukturën etj,

Pra, ne tentojmë që të bëjmë edhe një sensibilizim që të ndërhyhet në problematika të caktuara. Ne ngremë problematikën, ndërsa zgjidhja u takon institucioneve përkatëse.

Pushimet fillojnë me ne dhe kjo është kthyer në një traditë tashmë. Që kur hapet sezoni gjithçka gjallërohet edhe këtu me “Pushime Op Top”.

A mund të zbulojmë cili/cila do të jetë i ftuar special?

E ftuara speciale do të jetë Soni Malaj, e cila vjen ekskluzivisht në jugun e Shqipërisë dhe prezanton këngët e saj të reja, pikërisht në nisjen e “Pushimeve On Top” dhe më nisjen e sezonit veror.

Duke filluar nga 15 korriku, nga e hëna në të diel, ora 18.00 iu ftojmë në destinacionin e vetëm televiziv të pushimeve.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.