Hapen 11 kutitë e lezhës, Ndocaj fiton 4 votë më tepër. Ja kush ia kishte marrë

Ka zgjatur vetëm pak minuta numërimi i votave për 11 kutitë në qarkun e Lezhës.  Mësohet se 4 vota i ishin hequr Ndocajt dhe i ishte shtuar Ndreut.

Pas rinumërimit të votave në 11 qendrat e votimit, janë rikonfirmuar rezultatet e votave të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes u bë numërimi i votave në secilën kuti për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.





Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.