“Godina 4-katëshe që u shemb tek Arena ishte legalizuar 4 muaj më parë”. Kush do ta paguajë dëmshpërblimin?

Pas prishjes së godinës 4-katëshe sot përpara stadiumit Arena Kombëtare, Erion Veliaj reagoi duke thënë se ata që kanë ndërtuar me leje do të shpronësohen ndërsa ata që kanë ngritur kate pa leje e kanë bërë këtë në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar menjëherë zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Ajo deklaroi se leja e ndërtimit të godinës në sheshin Italia është firmosur nga Edi Rama 17 vjet më parë, dhe godina është legalizuar 4 muaj më parë kur dihej se do të prishej.

“Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë. Vetëm 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan” tha Zhupa





Zëdhënësja e PD shton se “dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetëm sepse nuk pranuan legalizimin.”

E gjithë kjo është bërë me qëllim që të përfitohet kompensim financiar nga shteti i subjekteve të legalizuara, sipas asaj që thotë PD.

Fakti është se ky ndërtim u legalizua 4 muaj më parë, ndërkohë që stadiumi ka më shumë kohë që ka nisur të ndërtohet dhe në planin e tij është parashikuar edhe sheshi “Italia” përpara. Pra pyetja që mbetet për përgjigje është se përse është legalizuar një godinë që dihej që do të prishej.

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.