“Gjithçka nisi brenda sekondave, shpëtuam falë një mrekullie”/Dëshmi rrëqethëse nga stuhia vdekjeprurëse në Greqi

Stuhia e fuqishme që goditi gadishullin turistik të Halkidikit, në Greqinë Veriore, shkaktoi tmerr dhe panik të madh tek mijëra turistë, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. 7 vetë humbën jetën dhe mbvi 100 u plagosën nga stuhia e pazakontë.

Pamjet e publikuara së fundi janë filmuar nga kamerat e një automjeti që po udhëtonte në rrugën Silata-Kallikartia, në momentin që ka shpërthyer stuhia.

Pasagjerët e mjetit kanë thënë për mediat greke: “Ishte gjëja më e frikshme që kemi përjetuar ndonjëherë. Gjithçka filloi brenda sekondave, nuk shikonim asgjë dhe për një moment menduam se do të na ngrinte makinën në ajër. Disa nga pasagjerët ishin në panik dhe prandaj vazhduam udhëtimin tonë në përpjekjet për të kaluar nëpër stuhi. Për fat të mirë, shoferi ynë e dinte rrugën. Ne mund të ishim goditur nga pemët që ranë në trotuar, vetëtima apo mbeturinat që goditën makinën. Ne shpëtuam falë një mrekullie.”



Kufoma e fundit u gjet në mes të Sozopolit dhe New Kallikratia, gjashtë milje detare nga bregu. Trupi i pajetë i përkiste një peshkatari 62-vjeçar që ishte zhdukur që nga e mërkura në mbrëmje.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.