1,3 miliardë dollarë kokainë kapen në anijen e bankës amerikane “JPMorgan Chase”

Autoritetet amerikane kanë kapur mbi 1 miliard dollarë kokainë në pronësi të një fondi të drejtuar nga banka e investimeve dhe kompania e shërbimeve financiare, JPMorgan Chase.

Droga u kap në një anije mallrash në një port në Filadelfia muajin e kaluar. Bëhet fjalë për më shumë se 20 ton kokainë.

Versioni lokal i CBS në Filadelfia, shkruan se anija “MSC Gayane” ku u gjet lënda narkotike është pjesë e një fondi të strategjisë së transportit të drejtuar për njësinë e menaxhimit të aseteve të bankës.











Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.