Vendim i papritur/ “Të hapen kutitë…”, kërkesa e dikurshme e PS zbatohet për 11 kuti në Lezhë

Paraditen e së premtes Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të marrë pamjen e  një KZAZ pasi në ambientet  e tij do te happen dhe numërohen   kutite e 11 qëndrave te votimit të lezhës. Socialistët në  kohezion të qëndrimit që kishin  kur ishin në opozitë, i hapën rrugë  kërkesës së   Partisë  Konservatore Albania,   e cila kerkoi hapjen e kutive pasi paraqiti prova të manipulimit të procesit zgjedhor sipas saj.

Socialistët shkuan edhe më tej duke  paralajmëruar burg  për numëruesit e tyre, nëse pavlefshmëria në 1 qëndër votimi ishte me 20 vota.  Ne Lezhë Socialisti Pjerin Ndreu  fitoi me  12 mijë e 100 vota diferencë përballë rivalit Eduard ndocaj, por juristët e këtij të fundit paraqitën deklaratat noteriale të zgjedhësve të cilët kishin  votuar kandidatin  e konservatorëve vota e tyre nuk figuronte nw rezultatin përfundimtar të Lezhws.

Në mbledhjen e paraditës, KQZ rrëzoi ankimimet e Bindjes Demorkatike, për mungesë provash, por partia  e Astrit Patozit paralajmëroi se vendimin do e dërgonte ne Kolegj Zgjedhor.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.