U drejtoi armën protestuesve, kush është shefi i Krimeve që u pezullua për armët e bandave në Elbasan

Albjon Xhitoni, shefi i Krimeve në Cërrik, u pezullua sot nga detyra së bashku me katër efektivë të tjerë të policisë, pasi akuzohen se kanë nxjerrë informacione në lidhje me operacionin e policisë që zbuloi një depo armësh në përdorim nga banda kriminale në një magazinë karburanti në aksin Elbasan-Papër.

Albjon Xhitoni dyshohet se ka shpërndarë për disa gazetarë fotot e armatimeve të sekuestruara nga policia.

Por drejtuesi i policisë, është jo pak i njohur në situata të tjera problematike në radhët e uniformave blu.

Në vitin 2015, në një protestë pa leje në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, Albjon Xhitoni, në atë kohë shef i Krimeve në Kukës, gjatë një përplasje me protestuesit që bllokuan qarkullimin e automjeteve, ka nxjerrë armën duke ua drejtuar protestuesve.

Shqiptarja.com

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.