Tmerr në Greqi/ Djali 8-vjeçar vrapon për të shpëtuar nënën, por e merr era dhe vdes në vend

Së paku shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një stuhisë së fuqishme që goditi ishullin grek Halkidiki

Ndërkohë, raportohet se mbi 100 të tjerë u lënduan, pasi ishulli ishte mbushur plot me turistë.





Sipas informacioneve të para policore, dy turistë të moshuar nga Republika Çeke, një grua dhe një djalë tetë-vjeçar nga Rumania, një burrë dhe një djalë nga Rusia, si dhe një peshkatar grek kanë mbetur të vdekur.  Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet gjatë orëve në vijim.

Erërat ishin aq të forta saqë morën me vete edhe kioskat e vendosura në rrugë. Një gazetare që u gjet në një tavernë rrëfeu se si një grua rumune 54-vjeçare dhe djali i saj 8-vjeç mbetën të vdekur.

“Ne nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte fare. Ne vrapuam, të gjithë ndihmuan dhe nxorën kë mundëm, pasi kishim dhjetëra njerëz të lënduar. Për fat të keq, gruaja dhe djali i saj nuk ishin në gjendje të dilnin jashtë”, tha ajo.

. Nëna dhe djali ishin ulur në një tavernë në një plazh që ishte nën tendë. Çatia ra direkt mbi gruan, ndërkohë që djali i saj reagoi shpejt dhe u përpoq ta shpëtojë, mirëpo era e tërhoqi dhe e hodhi me forcë në një xham të thyer që tashmë ndodhej në tokë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.