Shqipëria e dyta në botë me zyrë të Europol, Lleshaj entuziast: Jemi “de facto” në BE!

Nga sot EUROPOL do të ketë një zyrë në Tiranë, duke bërë që një oficer i Europol të jetë si ndërlidhës në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre vlerësoi këtë arritje dhe e cilësoi si thellim të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm.

Një gjë e tillë siç tha Lleshaj, tregon se Shqipëria është integruar “de facto” në BE.



“Hapja e zyrës është shumë e rëndësishme në kronikën e gjatë dhe përpjekjeve të vendit tonë drejt integrimit në BE. Vetëm në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që kaloi kufirin e Shqipërisë ka arritur në 160%. Jo vetëm njerëzit, por edhe shkëmbimi i mallrave është rritur. Ndërsa përpjekja për integrim po konkretizohet gjithnjë e më shumë, Shqipëria është e para në rajon dhe e dyta në botë pas Uashingtonit me një zyrë të tillë. Kjo na bën të ndjehemi mirë, tregon për integrim “de facto” në BE dhe se gradualisht mund të arrijmë drejt integrimit “de juro”’,- sqaroi Lleshaj.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi, minstri tha se policëve shqiptarë iu takon të fitojnë besimin e partnerëve ndërkombëtarë tashmë.

“I garantoj stafit të EUROPOL mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Brendshme”,– tha ministri.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.