
Shiten për 8 mijë euro fjalët e fundit të shkrimtarit të njohur
"Céleste Odilon mund të nisen pas 10 minutash dhe të kthehen rreth orës 6 1/2, 7 të mëngjesit. Afrojeni pranë meje karrigen". Dhe nga ana e pasme është shkruar: "E kisha dëgjuar hekur në vend të gotë (J?avais entendu fer au lieu de verre)". Pas kësaj ai provon që të pijë pak kafe duke i thënë guvernantes së tij besnike Céleste Albaret : "Sa për t?ju bërë qejfin juve dhe vëllait tim". Në kalim e sipër ; ai njollosi letrën me pak kafe. Ishte 18 nëntori i vitit 1922. Ora shtatë e mëngjesit. Ai vdiq në orën 16 e 30. Njolla e kafesë është akoma aty.
Kjo copë letër, kjo « pusullë e të sëmurit », siç është prezantuar në katalogun e shitjeve që u bë me 18 dhjetor 2008, u shit 8000 euro.
Nga kujtimet e guvernantes
Rreth orës shtatë të mëngjesit, ai shprehu dëshirën për të pirë një kafe :
- ?për t?ju bërë qejfin, juve dhe vëllait tim, do ta pi të nxehtë Céleste, nëse është gati dhe ju ma shërbeni menjëherë. Më kujtohet që u ngrita nga kolltuku për të shkuar në guzhinë si një somnambul. Nuk mund të ecja. I thashë motrës sime, Maries :
- Deri tani e kam mbajtur veten, por më duket se nuk mundem më ; nuk më mbajnë këmbët. Në fakt, mendoj se nuk do të kisha rezistuar gjatë. U ktheva me kafen dhe me qumështin e vendosur në tabaka.
Ai dukej aq i pafuqishëm sa i propozova :
- Zotëri, dëshëroni që t?ju ndihmoj, t?ju mbaj pjatën ?
- Jo, Célestine, faleminderit. Ai mori filxhanin dhe e afroi në buzë duke ngritur sytë nga unë e duke përsëritur :
- Sa për t?ju bërë qejfin, juve dhe vëllait tim?
Piu pak dhe ma ktheu. E vendosa filxhanin mbi tabaka. Më tha që ta lija aty, pastaj :
- Besoj të rri i qetë një moment.
Dhe më bëri shenjë se dëshironte të qëndronte vetëm.





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >


Video/ Ju flet Corona... kënga e Kujtim Prodanit kushtuar Covid
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Studimi, fëmijët përhapës të heshtur të koronavirusit, kanë ngarkesë virale më të lartë se të rriturit

Sa do zgjasë pandemia? Eksperti i Shëndetit Publik: Nuk është grip i zakonshëm, do vazhdojë për vite...

Pse qeveria suedeze rekomandon që të moshuarit të mos izolohen?
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
