‘Produkt i një fantazie të Bashës…’, Rama: Ja e vërteta e rritjes së taksës së karburantit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të PD se qeveria do të rrisë taksën e karburantit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krye i qeverisë thotë se nuk ka as rritje taksash dhe as taksa të reja. Sipas tij, e gjitha është një fantazi e Lulzim Bashës.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruan Rama.



Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.