Presidenti gjen kohë për të gjitha, mesazh ngushëllimi për aktoren

Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Valentina Caci, e cila është njëkohësisht edhe “Artiste e Merituar”.

Ai shkruan se “me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi – vijon postimi i Presidentit Meta.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë – përfundon Meta në postimin e tij në facebook, duke e mbyllur me fjalët: E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.