Pasi e përzunë nga lokali, deputeti i opozitës i sulet Ruçit: Diktator!

Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet ndryshimi i Rregullores se Kuvendit. Pjesë e debatit mes deputetëve është amendimi i nenit 48 të Rregullores, lidhur me përcaktimin e kohës së diskutimit në Kuvend.

Ndryshimi i parë është përcaktimi i kohëzgjatjes, që saktëson se koha e diskutimit duhet të jete 10 minuta.

Ndryshimi tjetër është lidhur me rastet se kur drejtuesi i seancës mund t’u ndërpresë fjalën deputetëve. Bëhet fjalë për rastet kur deputeti flet për cështje që janë jashtë rendittë ditës.





Për këtë pikë u shpreh kundër deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, i cili theksoi se Ruci sillet si “diktator”.

“Nuk mund t’ia leme kete te drejte kryetarit te Kuvendit. Deputetet flasin per problematika te ndryshme”- ka thënë ai.

Deputeti Bashkim Fino shprehu një tjetër mendim, duke kerkuar vendosje te disiplines.

“Diskutimet për marrëveshje që janë 20 minutëshe janë abuzuar. Deputetët kanë folur në fillim për marreveshjen, e më pas për politiken e ditës. Duhet të vendosim disiplinën”- ka thënë ai, duke shtuar se “ka qene nje periudhe e fundit kohe qe ka devijuar”.

Më herët në media u publikua një video, ku disa qytetarë e përzunë nga lokali deputetin ballist.

“Nuk je ballist, je plehrë e Gramoz Ruçit”, deputetin e ri e përzënë nga lokali (VIDEO)





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.