Paralajmërimi i fortë/ “Ja si Erdogan do ta kthejë Ballkanin në qendër të islamit”

Një profesor amerikan ka akuzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan se po tenton t’i kthejë shtetet e Ballkanit Perëndimor në shtete islamike.

Alon Ben Meir është një ekspert amerikan në politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.





Në një status të tij në Facebook, ai shkruan: “Paqja, stabiliteti, qetësia dhe prosperiteti i shteteve të Ballkanit janë ekstremist me rëndësi për ne’, tha Erdogani dje. Po, zotëri Erdogan, ju nuk mund ta fshihni sa ‘me rëndësi’, është për ju ta merrni këtë regjion nën kontroll dhe t’i shndërroni këto shtete në shtete islamike”.

Ben-Meir i cili shërben si bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Çështjeve Globale të Universitetit të Nju Jorkut kohëve të fundit është marrë edhe me çështjen e Turqisë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.