Nëna mizore hedh foshnjën në kazanin e plehrave: Kam dhe 4 fëmijë të tjerë, nuk e mbaja dot!

Një nënë 29-vjeçare është kapur nga kamerat duke hedhur foshnjën e saj në kazanin e mbeturinave.

Gruaja nga Tajlanda, e cila kishte 5 fëmijë e hodhi të voglin në kazan, duke e sjellë atë aty me një motoçikletë, vetëm një ditë pas lindjes.





Mediat e huaja raportojnë se ajo e kishte mbështjellë foshnjën me një qese të zezë dhe pasi e hodhi u kujdes që askush mos e shihte.

Ajo më pas u largua nga vendi i ngjarjes, me fëmijën e saj shtatëvjeçar të ulur para saj në motor. Fëmija u la në kazan plehrash për katër orë në nxehtësi dhe zhurmë, para se një fëmijë të vinte aty për të mbledhur mbeturinat. Ai vuri re fëmijën dhe njoftoi menjëherë policinë, të cilët nxituan për ta dërguar në spital.

I porsalinduri ishte i mbështjellë me një peshqir me rroba dhe akoma kishte bashkangjitur kordonin e tij kërthizor.

Nëna, e cila kishte edhe katër fëmijë të tjerë e pranoi se e kishte hedhur në plehra foshnjën, por theksoi se nuk kishte para për ta mbajtur.

“Burri im është shofer në një krahinë tjetër. Ai fiton pak dhe nuk mjafton për të rritur një familje të madhe. Nuk doja ta vrisja. E lashë atje dhe shpresoja që dikush ta gjejë dhe të kujdeset për të. Unë kam qenë e shqetësuar se dikush do të më shohë kështu që u largova shpejt. Më vjen keq për atë që kam bërë”, tha ajo.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.