‘Më kërkoi falje mua dhe Kosovës…’, Thaçi zbulon telefonatën me Zoran Zaev

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se nuk ka dijeni për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një deklaratë për mediet, Thaçi tha se ka pasur një bisedë telefonike 20 minutëshe me Zaev, të kërkuar nga ky i fundit, ku e ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka që ka thënë nuk ka asnjë bazë zyrtare.

Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti ipen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënëat e Gazetës sputnik dhe thashëethëmet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon se nuk ka asnjë fakt asnjë evidencë as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme”, deklaroi Thaçi.



I pyetur se si do të jenë tani raportet me Maqedoninë fqinje, Thaçi është shprehur se ato do të vazhdojnë të jenë të mira.

“Raportet me Maqedoninë kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike” , u shpreh Thaçi. 

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.